Kafeneja jone (Promo) Video

Seria me e re e Egjelit(Video)


Video streaming by Ustream

Fushë futbolli apo skenë humori? Tifozët emitojnë anësorin!(Video)

Video Eksluzive e UCK (Video)


Stupcat- Egjeli (Promo) episodi 13(Video)

I grabitet fëmija nënës, teksa ajo flinte (Video)


Zajmina pa të brendshme në koncert (Foto)


Ajo di të testojë shijen e publikut dhe këtë gjë e ka arritur shumë më së miri. Ndryshoi look-un dhe pamjen, është rikthyer fuqishëm dhe tani po pret koncertet, të cilat i ka kryesisht në diasporë. Zajmina Vasjari po provokon më së shumti kohëve të fundit dhe këtë gjë e dëshmojnë imazhet e nxehta, të cilat arrijnë nga mbrëmje të ndryshme që këngëtarja i mban në diasporë. Fiziku, linjat trupore, nxjerrja e hireve është një tabu të cilën jo çdo këngëtare është në gjendje ta bëjë, por jo për Zajminën. E gjendur para publikut shqiptar në diskotekën Enjoy, Zajmina me apo pa dashje është veshur me një fund, i cili në pjesën e poshtme ka qenë i hapur nga këmba e majtë, saqë nuk ka mundur të mbulojë pjesët intime të këngëtares, e cila si duket synim ka pasur të çmendë publikun dhe qëllimit ia ka arritur! Sa për pjesën lart, ajo është mjaftuar vetëm me sutjen, duke kursyer paratë për të blerë bluza, që në fund të fundit vetëm sa mbulojnë ato që nuk është keq të rrinë gjithmonë zbuluar.

Luka Modric shënon golin e sezonit ne La Liga(Video)



Real Madrid vs Mallorca 5:2 MATCH HIGHLIGHTS by footballdaily1

Kush eshte djali nga Kosova me te cilin Genta ka nisur nje lidhje(Foto)


Genta Ismajli, me një të dashur të ri?! Ajo vetë thotë ‘jo’, por thashethemet që qarkullojnë për të së fundmi, pohojnë të kundërtën. Ylli i skenës sonë flitet të ketë nisur një histori dashurie me gazetarin nga Kosova, Granit Miftari, i cili e shoqëron ngado këngëtaren. E kontaktuar nga “Bluetooth”, vetë Genta e ka mohuar këtë lajm duke thënë se ‘me Granitin jemi miq shumë të mirë’. Por, përkundërdeklaratës së saj, zëra pranë televizionit ‘Klan’ ku ajo është e angazhuar seriozisht këto kohë si anëtare e jurisë së “Gjeniut të Vogël”, thonë se këngëtarja është në një lidhje dashurie. Të njëjtat burime na konfirmojnë se ata ndajnë të njëjtin hotel së bashku, çka i shton edhe më shumë dyshimet tona për një histori dashurie. Megjithëse këngëtarja është gjatë gjithë kohës e shoqëruar edhe nga e ëma, Graniti nuk i ndahet për asnjë moment. Madje kohët e fundit, ai u është përgjigjur edhe telefonatave në adresë të Gentës, duke u shndërruar kështu në një ‘menaxher’ të kohës dhe angazhimeve që ka këngëtarja e suksesshme.

Deshiron ti testosh miqet, ja si duhet te veprosh(Video)


Paramendojeni sikur në gjysmë të natës t’ju thërrasë një mik i cili është në telashe – sepse i ka shpenzuar paratë duke luajtur poker me disa persona të rrezikshëm. Mu këtë rreng e kanë përjetuar miqtë e pjesëmarrësve të një reklame të birrës Carlsberg. Carlsberg ka ideuar një rreng për të testuar sa është i gatshëm dikush të rrezikojë për një mik/shok. Këtë gjë e kanë kuptuar pjesëmarrësit e një reklame, të cilët i kanë thirrur në telefon miqtë e tyre në gjysmë të natës… dhe, si ka rrjedhur e gjithë ngjarja – shikojeni në vijim. /Dukagjini.com

Dita e zgjedhjes së Papës, reja ka formën e Engjëllit (Video)


Studentja shqiptare i bën horë kolegët e saj grekë


Shqetësim dhe nevojë për reflektim ka shkaktuar në komunitetin akademik një "incident" i treguar nga profesori i Universiteti të Shkencave Sociale dhe Politike në Athinë, Donatos Papajanis. Ai i ka thënë gazetës greke “Espresso” se ishte duke dhënë mësim në departamentin e Administratës Publike në një audiencë prej 300 studentësh, që pretendohet se janë shkencëtarët e ardhshëm të vendit. Iu drejtoi atyre një pyetje lidhur me betejën e njohur të Maratonës dhe iu kërkoi të thonë më shumë për atë ngjarje, por, siç shprehet ai, në sallë mbizotëroi një “heshtje varri”. Si transmeton BalkanWeb, pedagogu vendosi të mos vazhdojë leksionin dhe këmbënguli për të marrë përgjigjen e studentëve lidhur me këtë ngjarje historike, kur pas disa minutash vetëm një dorë u ngrit për të dhënë përgjigje. Papajanis rrëfen se ndjeu një lehtësim të madh dhe mendoi me vete: “Për fat të mirë dikush e di. Shpëtoi nderi dhe emri i universitetit”. “Ishte një vajzë. Studentja u përgjigj shkëlqyer. Me një fjalor të zgjedhur përshkroi me saktësi të madhe ngjarjet e betejës së Maratonës dhe unë ndjeva një ngazëllim të madh. Doja ta përqafoja e ta falënderoja”, tregon pedagogu. “Duke besuar se vjen nga zona e Maratonës, e pyeta për emrin dhe origjinën. Ajo me përulësi më tha: Emri im është Silvana dhe jam nga Shqipëria”. Kjo ngjarje është bërë publike në gazetën “Espresso” dhe më pas në shume media të tjera greke, ku theksohet fakti që 300 studentë grekë nuk kanë ditur të japin një përgjigje për një ngjarje historike të vendit të tyre, të cilën e dha shkëlqyeshëm vetëm një studente shqiptare.

Përmbytjet mbysin 8-vjeçaren në Skenderaj(Foto)


Një vajzë tetë vjeçare nga fshati Izbicë në Skenderaj bëhet e ditur se ka humbur jetën në përmbytjet në këtë fshat, raporton Klan Kosova. Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia e Rajonit të Mitrovicës. Përmbytjet sot, nga shiu I madh, kanë kapur disa qytete dhe fshatra në Pejë, Mitrovicë, Skenderaj.

Reshjet e teperta, vershohet PEJA(Video)


Ja si vidhet BMW vetëm për 15 sekonda? (Video)


Kanë ndryshuar kohërat, tani propozojnë femrat (Video)


Fëmija fluturon nga kati i tretë, bie sërish në këmbë (Video)


Një 4-vjeçar nga Kolorado ka pasur dëshirë të madhe për të bërë një lojë paksa të rrezikshme. Dylan Hayes, pak ditë më parë, ka arritur të hidhet nga dritarja e katit të tretë të shtëpisë së tij. Vogëlushi, jo vetëm që nuk ka pësuar asnjë dëmtim, por në mënyrë të pabesueshme ra në këmbë. Sipas asaj që tregon e ëma, Dylan duhet të jetë kacavirrur te divani që ajo e kishte afruar me dritaren për të pastruar tapetin. Fëmija, me synimin për t’u bërë si “Superman”, duhet të ketë arritur të fluturojë nga dritarja, për të rënë në tokë pa pësuar asgjë, edhe pse bëri disa salto.

Kafeneja jone (promo) episodi 313


Ja pse Messi refuzoi ti jap fanelen El Shaarawy(Video)


Presidentja thyen rregullat, hyn ne te kuqen ne semafor(Foto)


Për presidenten e vendit Atifete Jahjaga dhe shoqëruesit e saj nuk vlejnë rregullat në komunikacion. Pak para orës 14:00, ajo kaloi rrugën në këmbë, tek Pallati i Rinisë, ndonëse semafori sinjalizonte se këmbësorët pavarësisht postit e kishin të ndaluar të kalonin. E kur fotoreporteri i Indeksonline Blerim Uka, i fotografoi ata duke shkelur ligjin për komunikacion, kjo nuk i pëlqeu eskortës së shefes së shtetit. Bile atë e ndaluan rreth 20 minuta dhe e kërcënuan se do t’ia marrin kamerën. “Fshij të gjitha fotot, përndryshe do ta marrim edhe aparatin”, i kishte thënë Ukës truproja e presidentes. Ai kishte kërkuar nga kolegët e tij që ta mbikëqyrin dhe mos ta lë lëshojnë pa i fshirë fotot. “Derisa isha në sheshin Zahir Pajaziti, presidentja Atifete Jahjaga, kalonte në këmbë, dhe mua si fotograf më ka bërë përshtypje shëtitja e saj e gjatë nëpër qytet. Me ç’rast fillova ta fotografoj. Më kanë ndalur, m’i morën dokumentet, më kanë pyetur se ku punoj, u kam treguar. Kanë kontaktuar këshilltarin e saj Arbër Vllahiun. Me Vllahiun kanë folur disa minuta, dhe pas bisedës më kanë thënë se nuk kam drejtë që ta fotografoj presidenten jashtë zyres së saj, kështu më ka thënë truproja. Sipas truprojës këtë ua ka thënë këshilltari Vllahiu”, ka theksuar fotoreporteri Blerim Uka. I kontkaktuar nga Indeksonline, këshilltari i Presidentes Jahjaga Arbër Vllahiu, ka thënë se për një çështje të tillë, rregullat i vendosin njësia e mbrojtjes së afërt e Presidentës, më konkretisht Policia e Kosovës. “ Kanë qenë njësia e mbrojtjes së afërt e Presidentes. Drejtojuni atyre”, ka thënë Vllahiu për Indeksonline. Ai mohon të këtë dhënë urdhër truprojave të presidentes. “Unë kam kontaktuar me ta, por nuk u kam dhënë asnjë urdhër apo sugjerim për të penguar fotografin në punën e tij ”, tha Vllahiu Nga ana tjeter, zedhënsi i policisë së Kosovës Baki Kelani, ka thënë se zyrtarët policor të mbrojtjes për shkaqe të sigurisë e kanë ndaluar fotografin. Kelani, nuk ka dashur të komentojë kërcenimet ndaj fotografit Blerim Uka. “Mund të konfirmojmë se zyrtaret policor të mbrojtjes së afërt të cilet kanë qenë në sigurim të presidentes për shkaqe të sigurisë se vet personalitetit e kanë ndaluar një person për identifikim dhe të njëjtin pas identifikimit e kanë liruar”, ka theksuar Kelani./Indeksonline/

Barcelona - Milan: Formacionet zyrtare(Foto)

Barcelona - Milan: Formacionet zyrtare Abiati, Abate, Mexes,Bonera,Zapata,De Scigilo, Muntari, Ambrosini, Nocerino, Boateng, El Shaarawy. Valdes, Alves, Mascherano, Puyol, Alba, Buskets, Xavi, Iniesta, Pedro, Villa, Messi.

Stupcat- Egjeli- pjesa 12(Video)



Video streaming by Ustream

Tijnexheri ben magji, ja cfar bëri AI(Video)


Në shërbimin për shkëmbimin e video-materilave, YouTube, është postuar një video ku një djalosh i ri ekzekuton një truk që e bën shumë të lumtur një person të pastrehë. Djaloshi i është afruar personit të pastrehë dhe ka demonstruar para tij një truk, ku një filxhan me kafe e shndërron në një filxhan përplot monedha. Natyrisht, personi i pastrehë është i befasuar, por edhe shumë i lumtur për monedhat e fituara. /Dukagjini.com

hidden Camera with Naim e Mirhije (Video)


Bleona hot photo in Segal's photo


Ambiciet e saj për të qenë sa më e pranishme në ekranin amerikan, ajo me çdo kusht mundohet t’i bëjë realitet. Kështu, këngëtarja Bleona Qereti tashmë në ekranin amerikan shfaqet edhe si aktore. Profili i hapur në rrjetin e famshëm amerikan IMBD dhe prezantimi i saj si aktore nuk paska qenë i rastësishëm, pasi aty këngëtarja Qereti është prezantuar me rolin e Lunës, në serialin e aktorit dhe producentit të njohur Steven Segal, të cilin në mediat shqiptare Bleona e ka prezantuar si mik të saj. Në këtë serial Bleona shfaqet në rolin e Lunës, një vajzë provokative e cila josh njërin nga aktorët kryesorë të filmit, duke u shfaqur kështu edhe në disa skena të nxehta, por duke i anashkaluar marrëdhëniet intime.

Photo of Vedat