Kush eshte djali nga Kosova me te cilin Genta ka nisur nje lidhje(Foto)
Genta Ismajli, me një të dashur të ri?! Ajo vetë thotë ‘jo’, por thashethemet që qarkullojnë për të së fundmi, pohojnë të kundërtën. Ylli i skenës sonë flitet të ketë nisur një histori dashurie me gazetarin nga Kosova, Granit Miftari, i cili e shoqëron ngado këngëtaren. E kontaktuar nga “Bluetooth”, vetë Genta e ka mohuar këtë lajm duke thënë se ‘me Granitin jemi miq shumë të mirë’. Por, përkundërdeklaratës së saj, zëra pranë televizionit ‘Klan’ ku ajo është e angazhuar seriozisht këto kohë si anëtare e jurisë së “Gjeniut të Vogël”, thonë se këngëtarja është në një lidhje dashurie. Të njëjtat burime na konfirmojnë se ata ndajnë të njëjtin hotel së bashku, çka i shton edhe më shumë dyshimet tona për një histori dashurie. Megjithëse këngëtarja është gjatë gjithë kohës e shoqëruar edhe nga e ëma, Graniti nuk i ndahet për asnjë moment. Madje kohët e fundit, ai u është përgjigjur edhe telefonatave në adresë të Gentës, duke u shndërruar kështu në një ‘menaxher’ të kohës dhe angazhimeve që ka këngëtarja e suksesshme.